Në rrethrrotullimin e Gostilit, në verilindje të qytetit Kukësit, kanë nisur punimet dhe është hedhur bazamenti, ku do të vendoset shqiponja gjigande që për mëse 10 vite qëndroi tek rrethrrotullimi në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, që  më vonë mori emrin “Sheshi Shqiponja”, ose në gjuhën e zakonshme  “….te shqipnonja”.

 

Projekti i Unazës së Madhe në Tiranë parashikonte dhe zhvendosjen  e Simbolit Kombëtar të Shqiptarëve, që me pamjen gjigande dhe ndriçimin natën, tërhiqte vëmëndjen e tyre, dhe i bëntë më krenar ata, sidomos disaporën dhe emigrantët.

Edhe pse pati polemika kur ajo u finacua dhe u vendos nga biznesmeni shqiptar i Maqedonosë( në atë kohë  jo e Veriut) Lazim Destani, pikërisht në 100 – vjetorin e Shpalljes së Pvarësisë së Shqipërisë.

Në kohën që u zhvendos kryemistri Edi Rama e cilësoi, jo një vepër arti e arrirë dhe e papzicionuar, ndërkohë që kreu i opozitës, Sali Berisha,  e cilësoi si “tradhëti kombëtare”, luajtjen , sipas tij, me Simbolet e Kombit.

Zhvedisja drejt Kukësit ishtë një marrëveshje mes bashkisë së Kukësit, dhe autoritetev në Tiranë,  dhe me insistimin e ish – kryeministrit Pandeli Majko, dhe me miratimin e finacuesit dhe arkitektit të projektit të shqiponjës. Kjo dhe si një  vlerësim për Kukësin, dhe për atë çfarë bëri në vitin 1999 në pritjen e vlllezërve nga Kosova dhe përballimin krizës.

Duke parë përmasat e saj dhe trasporti nga Tirana në Kukës do të jetë një “ udhëtim i vështirë”, për të mos e dëmtuar atë.

Projekti i tanishëm ka një vlerë prej 4.344.475 pa tvsh dhe do të zgjasë dy muaj, dhe pritet që në Festën e Pavrësisë të ketë përfunduar.

Pozicioni ku do të vendoset është një rrethrrotullim, që bashkon rrugën dalëse nga autostrada për në qytetin e Kukësit me atë të Aeroportit të Kukësit dhe për hyrjen sërish në autustradë për nga Kosova për automjetet që vijnë nga aeroporti dhe Dibra,  por dhe që shkojnë për në Kosovë nga Kukësi. Nga Autostrada e Kombit edhe pse është rreth 70 metra  larg saj,  shqiponja nuk mund të shihet plotësisht.

Për vendosjen e saj banorët mendojnë se mund të ishte zjedhur një vend më përfaqësues , përgjatë autostradës, mbase dhe në faqe mali, shkëmbinj apo shpella,  ku shpëndi identifikues i shqiptarëve ngre dhe folenë, dhe që mund të shihej nga më shumë njërëz, kalmitarë  të huaj dhe vendas.

Gjithsesi ky format e metaltë i shqiponjës do jetë një element atraksioni për Kukësin, dhe në harmoni me të tjera vepra e monumente, kur dihet se 3 km më poshtë është Ura e Madhe me hark e inaguruar një vit më parë, Liqenei i Kukësit dhe aeroporti vetëm 3 km larg.

Nga ky vend në Kosovë shkohet  vetëm për 10 minuta. Vendi ku do të vendoset shqiponja është mjaft piktoresk në sfond me Malin e Gjalicës./kohajuaj