Në vitin e 15-të në aleancën më të madhe ushtarake dhe kur 2024-a parashikohet të jetë një vit i trazuar, për NATO-n vendi ynë përbën një ndalesë strategjike që ofron mbrotje për Ballkanin Perëndimor dhe përtej tij.
“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm dhe strategjik për NATO-n. Është një shtyllë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe është e përgatitur për këtë. Roli i saj nuk është i rëndësishmë vetëm në rajon por edhe në Evropë e veçanërisht në këtë moment, për të kuptuar më mirë se cilat janë kërcënimet me të cilat përballet Shqipëria por edhe i gjithë rajoni i Ballkanit”, tha kryetar i delegacionit në asamblenë parlamentare NATO, Vasile Dincu.
Anëtarë të komisionit për demokraci dhe siguri të asamblesë parlamentare të NATO-s, përveç Tiranës një ndalesë e patën në bazën ajore të Kuçovës të cilën Aleanca e Atlantikut të Veriut do ta shfrytëzojë sa herë t’i lipset nevoja kur siguria e rajonit dhe Evropës kërcënohet, në rastin konkret nga Rusia.
“NATO ka përfaqësi të saj në disa vende të Evropës Lindore dhe baza ajrore e Kuçovës përbën një përfaqësi të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishmë për mbrojtjen. Nuk është vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Evropën. Është një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes dhe për NATO-n.Në këtë moment Serbia është shumë afër Rusisë në veprime dhe në të gjithë mënyrat sesi ajo ushtron influencën e saj në këtë rajon. Qëndrimi i saj ndaj Evropës është i keq. Serbia përbën një kërcënim në këtë kohë. Serbia është një vend i rëndësishëm për Evropën, por në këtë moment politikanët, qeveria nuk është në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të Evropës. Ne shpresojmë që ta ri-integrojmë Serbinë në Evropë, por në këtë moment është e vështirë”, u shpreh Vasile Dincu.
Për të gjitha arsyet që këcënojnë sigurinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, Vasile Dincu, që përfaqëson edhe kryetarin e komitetit për çështjet evropiane në parlamentin e Rumanisë është i idesë se duhet të ecet më shpejt me anëtarësimin e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian.
“Programi që ndjek Shqipëria është i bashkërenduar dhe sipas udhëzimeve të NATO-s. Ajo është duke e modernizuar ushtrinë e saj, si për shembull me bazën ajore të Kuçovës. Une kame pare dronët Bajraktar apo helikopterët Black Haëk. Është shumë e rëndësishmë të diskutosh mbi kushtet dhe përgatitjet që kërkon NATO paralelisht me ato të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këndvështrimin tim, Evropa nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, pa Shqipërinë. Duhet qe procesi i anëtarësimit të eci më një shpejtësi më të madhe, duhet të jemi më të fortë si Evropë por dhe për vetë NATO-n. Ky është një moment i mirë për vendin tuaj”, tha Dincu./vizionplus.tv/