Sasia e kanabisit të sekuestruar nga fillimi i vitit deri më tani llogaritet mbi 790 kg, ndërkohë që policia vijon punën për goditjen e kultivimit. Nga fillimi i vitit deri më tani janë asgjësuar mbi 75 mijë rrënjë kanabisi çka tregon se lufta me këtë narkotik në Shqipëri nuk është ende e fituar.

E konsiderueshme ka qenë dhe sasia e heroinës së sekuestruar në vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit. Në operacione të ndryshme policia ka sekuestruar 62 kilogramë heroinë por në asnjë prej tyre nuk ka mundur dot të shterojë pyetjet nga vinte heroina dhe të zbërthente gjithë rrjetin që merrej me tregtimin e saj me shumicë apo pakicë.

E lartë ka qenë dhe sasia e kokainës së sekuestruar. Në të gjithë vendin policia ka kapur 11 kilogramë, 9 prej të cilave vetëm në Tiranë ku janë goditur disa grupe kriminale bashkë me shpërndarësit.

Në tragetin e policisë tashmë janë dhe drogat sintetike të cilat sjellin pasoja vdekjeprurëse për shëndetin.

Një fenomen i ri është tregtimi i drograve dintetike nga turistët e huaj kryesisht në plazhe, për luftimin e të cilit policia e shtetit ka marrë masat dhe ka kryer disa operacione.