Shqipëria dorëzoi të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Kombëtar të lumit “Vjosa” në pasuritë natyrore botërore në programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Aplikimi pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që mbahet vitin e ardhshëm.

Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria shqiptare në mars të vitit të kaluar pas përpjekjeve disavjecare të organizatave shqipatre dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve.

Minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumabro tha se dosja përmbante një punë të mirëkoordinuar të autoriteteve shqiptare me ekspertët e UNESCO dhe Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës e cila shkon paralelisht me miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Vizitorëve të Vjosës,.

Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore.

Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrejdh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik.

Në pjesën fudnore lumi Vjosa vijon të rrezikohet nga ndërtimet në funskion të turizmit masiv.

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare në prill të ëktij viti që të përfshijë Deltën e e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv. /VOA