Grupi i ekspertëve që kanë mbërritur në Lushnjë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në kapanonin ku mbetën të vrarë babai me të birin dhe mbeti i plagosur deputeti socialist, Bujar Çela, kanë ngritur dyshime se shpërthimi ka ndodhur gjatë saldimit në kapanon.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë ka shkatërruar jo vetëm kapanonin por edhe vetë vinçin.

Ndërkohë, si pistë e dytë është edhe ajo e kontaktit të vinçit me telat e rrjetit elektrik. Në hetime përfshihet edhe leja e ndërtimit, e cila është marrë më 19 shtator të vitit të shkuar dhe po verifikohet nëse janë zbatuar kriteret.

Një ditë pas shpërthimit të bombolës se oksigjenit që pati një bilanc tragjik, ne vendngjarje u kthyen ekspertet, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, njësia anti eksploziv, prokuroria e fierit, policia e Lushnjës dhe inxhiniere të OSHEE. Një grup ekspertesh te bashkisë së Lushnje kane nisur vlerësimin e dëmeve ne banesa e biznese, pronaret e të cilëve thonë se janë të mëdha dhe kërkojnë ndihmën e shtetit.

 

Nga shpërthimi në magazinë, pronë e deputetit socialist Bujar Çela mbeten te vdekur babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, 51 dhe 23 vjeç, të cilët punonin me vinç teksa transportonin 2 bombola oksigjeni. Gjendja e 7 të plagosurve mes te cilëve edhe deputeti i PS Bujar Çela paraqitet e stabilizuar. Në familjen Hoxha qe hapi dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit 2 të dashurit e saj shprehu ngushëllimet edhe ministri Taulant Balla.