Izraeli është në gatishmëri të “kuqe” pas sulmit të Iranit të premten në mbrëmje (13/6) me më shumë se 150 raketa balistike.
Garda Revolucionare njoftoi se nisi sulme kundër dhjetëra objektivave në Izrael.
Sipas mediave izraelite, një valë e dytë sulmesh me raketa është e afërt. Për këtë arsye, ushtria izraelite u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.
Sipas agjencisë së lajmeve Irna, dy avionë luftarakë izraelitë u rrëzuan. Nuk u specifikua në cilën zonë ndodhi kjo. Televizioni shtetëror iranian raportoi se “të paktën një” avion luftarak u rrëzua dhe se piloti i tij ishte marrë në paraburgim.
Një zyrtar i lartë i tha Reuters: “Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjet e komandantëve, shkencëtarëve dhe civilëve tanë. Askund në Izrael nuk do të ketë siguri, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme.”
Shërbimet izraelite të shpëtimit raportuan se shtatë persona u plagosën në Izraelin qendror pas sulmeve me raketa balistike iraniane.
Dëshmitarët thanë se shpërthime u dëgjuan përsëri në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Sirenat e sulmeve ajrore po bien në të gjithë vendin, tha ushtria.
Ushtria izraelite thotë se Irani qëlloi raketa drejt Izraelit pak kohë më parë dhe sistemet e saj të mbrojtjes po përpiqen të pengojnë kërcënimin.
Deklarata shton se popullsisë po i kërkohet të strehohet në strehimore deri në njoftim të mëtejshëm, sipas BBC-së.
“Sistemet mbrojtëse funksionojnë për të kapur kërcënimin”, shton ai.
Izraeli po u bën thirrje banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe të minimizojnë udhëtimet në natyrë, duke shtuar se grumbullimet duhet të shmangen dhe, në rast të një alarmi, qytetarët duhet të zhvendosen në strehimore derisa të jepet informacion zyrtar.
Pati gjithashtu raportime për shpërthime në Tel Aviv dhe Jerusalem.