Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar komenteve se u nervozuar dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shkak se nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan:
“Unë i tërbuar për listën? Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë vetja, unë, karriera, karrigia ime, po ka qenë puna ime si shërbim ndaj njerëzve për vite me radhë. Fshati, bujqësia, populli i fshatit e bujqësisë, puna e tyre, prodhimi i tyre, ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit ku ajo është pjesë jetike. Ky është tërbimi im dhe arsyeja e tij. Mbi të gjitha kur më gënjejnë”.