Shtatori ka shtuar numrin e pacientëve të prekur nga viroza të stinës.
Në dyert e poliklinikave paraqiten çdo ditë me dhjetra qytetarë të moshave të ndryshme, që kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes.
“Kemi pasur pacient që ankohen për simptoma të traktit gastrointestinal, virozat që janë karketeristike janë virozat e gripi, pacientët ankohen për temperaturë të lartë dhimbje fyti, teshtima dhimbje koke, karakteristike ka qenë dhimbja e muskujve dhe këputja,” –sqaroi mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj.
Viroza mund të nis me simtoma të ndryshme nga një person tek tjetri.
Karakteristikë e kësaj viroze që kemi në qarkullim është kohëzgjatja, nga 1 , 5 , 7 deri në 10 ditë dhe vihet re ndryshimi i simtomatologjisë, mund të fillojë me temperaturëm , pastaj dhimbje fyti, pra kemi një zgjatje të simtomatologjisë,” –vijoi më tej mjekja.
Edhe pse virozat dhe gripi prekin çdo moshë, mjekja pohon se simptomat më të zgjatura verëhen tek fëmijët, personat mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronik.
Për të shmangur sa më shumë infektimet dhe njëkohësisht për të mos zgjatur kohën e rikuperimit për të sëmurët, mjeja këshillon të zbatohen rregullat bazë të regjimit.
“Nëse vemë re që kemi simptoma të gripit, teshtima, dhimbje fyti, temperaturë është e mira të qëndrojmë në shtëpi të ushqehemi mirë të marrim ato medikamentet simptomatike dhe të konsultohemi me mjeku, kjo do na shpëtonte kohëzgjatjen e sëmundjes dhe komplikacionet e virozës,”-tha mjkeja Nazaj.
Ndër këshilla primare për të evituar sa më shumë infketimin mbetet higjena dhe imuniteti I mirë.
Shtatori përkon edhe me shtimin e alergjive , ndaj edhe shumë pacientë kanë shfaqur rëndëse të sëmundjes.