Ndërsa ende nuk dihet nëse PD zyrtare, por dhe ajo e Berishës, do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit, në media prej disa ditësh është duke qarkulluar emri i kandidatit të grupimit të Alibeajt për Bashkinë e Tiranës.
Ai është shkrimtari Rudi Erebara.
Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, kandidatura e tij duket si fakt i kryer, duke qenë tashmë se ndaj tij kanë nisur edhe sulmet nga grupimi i Berishës.
Pra demokratët, duket se do të kenë dy kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, nëse do të regjistrohen në zgjedhje, kuptohet: Belind Këlliçin dhe sipas të gjitha gjasave, Rudi Erebarën.