Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon të takojë Fredi Belerin në burg.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës prej 12 majit ndodhet në qeli pasi është dënuar me dy vite burg nga GJKKO për shit-blerje të votave

Meta, së bashku me Petrit Vasilin përmes një shkrese i kanë kërkuar SPAK-ut dhënien e lejes që ata të takojnë Belerin me arsyen se ai është përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë.

Te nderuar Znj/Z Prokurorë! Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësitë e përshkruara më sipër parashtrojmë para Jush këtë kërkesë për të na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar. Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues I Koalicionit “Bashke Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesën e Metës dhe Vasilit drejtuar prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnan Xholi.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshkresa meta dhe vasili kerkojne leje per te takuar fredi belerin ne burg%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Meta Per Belerin