Ka shkuar në 80 numri i qytetarëve të Bulqizës që janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.
Qytetarët e moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si dhimbje barku, të vjella e temperaturë.
Fillimisht kjo u dyshua të ishte një kontaminim i ujit të pijshëm, por për shkak të shpërndarjes gjeografike të rasteve, mjekët e kanë përjashtuar si opsion.
Mjeku pranë urgjencës së spitalit të Bulqizës Shahin Kaja thotë për News24 se kjo mund të jetë një situatë virusale pasi rastet janë të shpërndara dhe nuk kanë lidhje me përdorimin e të njëjtit rrjet të ujit të pijshëm.
Po ashtu, përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi në ndonjë rast gëzimi familjar pasi rastet janë të vazhdueshme prej të paktën tri ditësh.
Fluksi vijon të jetë i lartë edhe gjatë kësaj të hëne ku deri tani janë paraqitur mbi 10 persona.