Gazetari Eni Ferhati foli mbi ngjarjen tragjike në Tiranë ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar, pas sherrit me bashkëmoshatarët e tij.

Ferhati ndër të tjera tha se oficeri i sigurisë në shkollë, mësueset dhe zyrtarë të tjerë ishin në dijeni të sherrit të adoleshentëve i cili kishte agravuar dhe sot, por në një moment ishte shuar për të mbërritur në momentin tragjik të drekës ku palët iu rikthyen përplasjes.

“Shkolla ishte në dijeni të këtij sherri, oficeri i sigurisë mësueset dhe zyrtarët e tjerë. Sherri vijoi sot në pushim e gjatë por u arrit që të shuhej, policia nuk ka marrë informacion për konfliktin e parë. Arma ka përmbushur kriteret e mjeteve vrasëse dhe realisht kështu ndodhi.

Edhe prindërit janë përgjegjës që si ka mundësi që nuk kanë informacion për problematikat e fëmijëve të tyre”, tha Ferhati.

Ferhati tha se kishte informacione se familja e 14-vjeçarit do të largoheshin nga Shqipëria për një jetë më të mirë.