Skenat e… kaosit në Romë, me tifozët e skuadrës italiane që nuk e marrin shumë… gjakftoht shkarkimin e ikonës Daniele De Rossi nga pankina e skuadrës dhe japin “prezencën” në qendrën stërvitore të “ Gallorossi” në Trigoria, për të shprehur ankesat e tyre.
Ata që… i dëgjuan mirë dhe u bënë marrës ankesash dhe mosmiratimesh, ishin Lorenzo Pellegrini dhe Cristante para fillimit të stërvitjes, ndërsa kur u përfundua programi i pasdites së skuadrës, pasoi një “raund” i dytë.
Rreth 30 deri në 40 tifozë të Romës kanë pritur lojtarët me humor të egër, ndërsa një pjesë e tyre kanë ndjekur makinën e Pellegrinit, i cili ka shpëtuar falë ndërhyrjes së policisë që ishte thirrur për të ruajtur qendrën e skuadrës./kohajuaj