Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga një 22 vjeçare, se i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.