Partizanët e tij e quajnë “Gjigand”, “Big Rama”, “Burrë shteti”, “Aset për shqiptarinë”,”Lider global” etj.,etj., ndërkohë që kundërshtarët derdhin mbi të lloj-lloj epitetesh. E quajnë “Mafioz”,”Koka e korrupsionit”, “Kreu i meduzës”, “Mashtrues i pacipë”, ” Sharlatan”, etj.,etj.
Si të parat dhe të dytat janë etiketime të lindur nga simpatitë e antipatitë ndaj Edi Ramës, kryeministrit në detyrë, i cili, nga krahasimi i atyre çka premtoi 10 vite më parë me ato që realizoi, del të ketë rrëshqitur në asimetrinë e tejskajëshme: Nga rilindja e vendit të lenë tokë e djegur nga qeveria 8 vjeçare Berisha, slogan i lëshuar si premtim elektoral në 2013, tek vidhisja e Shqipërisë e arratisja e shqiptarëve.
Kaq i madh është hendeku i Edi Ramës, para dhe pas dhenies së votëbesimit për të qeverisur, sa me të drejtë shumica e cilësuar e shqiptarëve venë në dyshim normalitetin e psikikës së tij. Pasi janë ca simptoma të shfaqura prej tij, veçanërisht së fundmi, që nuk mund të shpjegohen me karakterin, edukatën, as me aplikimin e strategjisë së fitimit të popullaritetit nëpërmjet “garipllëkut” politik, por me gjëndjen e shëndetit psikik. Po sjellim më poshtë disa nga fotot, duke e lenë të hapur dhënien e një përgjigjeje sagllam rreth dyshimeve të mësipërme.