Në 10 martesa në Itali ka të paktën një dhëndër të huaj. Këto janë të thënat e publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave në Itali, që thekson se vajzat italiane preferojnë të martohen me shtetas marokenë dhe shqiptarë.
“Kombinimet e shtetësisë së martesave të përziera janë shumë të ndryshme në varësi të gjinisë së bashkëshortëve. Në vitin 2021, burrat italianë u martuan me një shtetase rumun në 19.2% të rasteve, një ukrainase në 13.2% dhe një ruse në 7.1%.
Nga ana tjetër, femrat italiane që janë martuar me një shtetas të huaj më shpesh kanë një bashkëshort me nënshtetësi marokene (12,1%) ose shqiptare (9,7%)”, thuhet në raporton e Istat.
Sipas këtij raporti në vitin 2021 janë festuar 24.380 martesa me të paktën një dhëndër të huaj, më shumë se 10% e totalit, një rritje prej 29.5% krahasuar me një vit më parë.
“Pothuajse tre të katërtat e martesave kanë të bëjnë me çifte me një dhëndër italian dhe një nuse të huaj. Janë 4595 femra italiane që kanë zgjedhur një partner të huaj, 2.5% e numrit total të nuseve”, thekson raporti.