Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i bëri thirrje opozitës të vijë në parlament dhe të krijojë një profil qeverisës dhe jo të dalë në mbrojtje të atyre që kanë halle personale.

Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të një vizioni shtet-formues për të ardhmen, në mënyrë që qytetarët të kenë besim se ekziston një alternativë më e mirë se qeverisja aktuale e Edi Ramës.

“I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë me prodhu një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojt ata që kanë hallin e vet.

Prandaj i ftoj të vijnë në parlament dhe t’i vëmë një lloj kapaku kësaj historie. Nuk i pengon njeri as për të bërë demonstratë, as për protestë, as për mosbindje civile, që unë për të qenë i sinqertë nuk e shoh.

Hajde ta rikthejmë mënyrën për të bërë opozitë atje ku duhet të jetë me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën, jo njeri-tjetrin”, tha Shehi në News24.