Në fjalën e saj në Komisionin e Stabilizim-Asociimit në Strasburg Suzana Melkalkova Shefja e Divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin e veprimit të jashtëm në BE ka thënë se Shqipëria duhet vijojë ambicien e saj për të kryer detyrat në raport me integrimin e BE-së. Melkalkova tha se vendi ynë është pararojë në procesin e integrimit europian, ndërsa vlerësoi rolin e SPAK.
“Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit europian. Mbështesim ambicien e Shqipërisë pr të mbyllur negociatat deri në fund të 2027. Siç ka thënë edhe Kaja Kallas për intergimin në BE nuk ka ndonjë qark të shkurtër dhe do të duhet të kryhen të gjitha detyrat. Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme. Skena politike e Shqipërisë vijon të jetë tejet e polarizuar. Kërkon konsensus dhe dialog të të gjitha partive politike. Kuvendi luan një rol të rëndësishëm.”-tha Melkalkova.