Tre persona, përfshirë një foshnjë tetëmuajshe, u vranë dhe dy adoleshentë u plagosën në një të shtënë me armë zjarri në një festival vjetor në periferi të Salt Lake City, Utah, të dielën në mbrëmje, sipas policisë.
Sipas informacioneve, shkaku i incidentit të përgjakshëm ka qenë një sherr midis dy grupeve.
Një grua 41-vjeçare, një kalimtare, ishte midis viktimave, ndërsa një burrë 18-vjeçar, anëtar i një prej grupeve të përfshira, u vra gjithashtu gjatë incidentit që ndodhi në festivalin “Westfest”, sipas departamentit lokal të policisë.
Policia lokale tha se, ndërsa oficerët po afroheshin për të shpërndarë sherrin, një 16-vjeçar nga një grup nxori një armë dhe hapi zjarr ndaj grupit tjetër. Policia iu kundërpërgjigj zjarrit, por i dyshuari nuk u plagos dhe u arrestua më vonë, shtuan ata.
Adoleshentët e plagosur – një djalë i ri dhe një vajzë – u plagosën të dy në duar, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me grupet e përfshira, shtoi policia./kohajuaj