Një burrë i moshuar nga zona e Destin, Florida, raportoi zhdukjen e gruas së tij pardje (8 tetor), e cila kishte dalë për të shëtitur qenin e djalit të saj.

Me kalimin e kohës, burri i saj filloi të shqetësohej, pasi zakonisht gruaja 86-vjeçare kthehej pas 15-20 minutash.

Kështu që burri i saj njoftoi policinë.

Zëvendës Sherifi Devon Miller më vonë e vuri re qenin, Eeyore, duke bredhur i vetëm në rrugë.

“Ku është mami jot? Më trego ku është mami jot,” tha ajo, dhe shoqja me katër këmbë e çoi drejt e te vendi ku ishte shtrirë plaka në tokë.

“Ai nuk më linte, ai vazhdonte të kthehej tek unë”, tha 86-vjeçarja me emocione, duke falënderuar shokun e saj besnik sapo erdhi në vete.

Oficeri i policisë që ndihmoi në shpëtim tha: “Ai vrapoi drejt makinës sime, i thashë ‘më ço te mamaja jote’ dhe ai më çoi direkt atje.”

“Djalë i mirë, djalë shumë i mirë,” tha plaka, e prekur. “Unë nuk jam as pronarja e tij, unë jam gjyshja e tij. Je një djalë shumë i mirë.”/kohajuaj