Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.
Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”
“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin. “Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.
Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.
“Unë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës,” u shpreh Lela, ndërsa tensioni në studio u intensifikua me replika të forta dhe hedhjen e një shishe uji drejt Zekthit nga ana e Lelës. /BW