Humbja e pësuar ndaj Bayernit të Mynihut nuk është pritur mirë nga qendërmbrojtësi i PSG-së Sergi Ramos.

Spanjolli është shfaqur i nervozuar që pas pësimit të golit në ndeshjen me eleminim direkt, teksa edhe më tej ka vijuar pas përfundimit të përballjes.

Një moment jo normal është filmuar pas ndeshjes PSG-Bayern, aty ku Sergio Ramos i është kthyer dy fotografëve, njërit fillimisht duke i komunikuar në mënyrë verbale, ndërsa më pas duke i dhënë një të shtyrë fotografit tjetër. Gjesti jo normal është dënuar nga analistët e futbollit po ashtu dhe tifozët në rrjetet sociale, ku ka pasur një shpërndarje të gjerë.

Gjithçka duket se ka ndodhur për shkak të nervave të 36-vjeçarit, i cili pavarësisht incidentit nuk ka kërkuar falje publike.

Ndeshja e zhvilluar në Park de Princ u fitua nga gjermanët, të cilët nuk shiheshin si favoritë, kjo dhe për shkak të dëmtimeve kryesore. Goli i vetëm i përballjen u realizuar nga Kingsli Koman në minutën e 53’ të pjesës së dytë.