Senatori i SHBA, Steve Daines, gjatë vizitës në Shqipëri, përveç takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, vizitoi edhe bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, senatori i SHBA Steve Daines u takua me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, ministren e Jashtme, Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale.

Ai vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe pritjes së afganëve, dhe mirëpriti lidhjet ekonomike në rritje SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

Senatori ripohoi bashkëpunimin tonë në mbrojtje si aleatë të NATO-s dhe mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Me Shefin e Shtabit, gjeneral brigade Kingji, senatori Daines vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

“Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, i cili është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s”, njofton Ambasada e SHBA-së.