Policia arrestoi gjithsej 52 persona, në kuadër të kontrolleve për identifikimin e personave të përfshirë në rastet e trafikut dhe posedimit të lëndëve narkotike.
Arrestimet u kryen nga data 9 deri më 15 shtator dhe ndaj të arrestuarve janë ngritur kallëzime për shkelje të ligjit për substancat e varësisë, ndërsa janë sekuestruar sasi kanabis, heroinë dhe kokainë.
Të arrestuarit me dosjet e ngritura në ngarkim të tyre u dërguan në organet kompetente gjyqësore.