Policia kroate ka sekuestruar 11 kilogramë heroinë në kufirin e Serbinë, ku në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.
Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i cili ndodhet në paraburgim, dyshohet të pjesë e një grupi kriminal që prodhonte dhe shiste drogë. Droga u zbulua falë një qeni që kontrolloi makinën me të cilën po udhëtonte shqiptari.
Policia ka gjetur drogën në pjesën e modifikuar poshtë xhamit të përparmë ku janë sekuestruar 21 pako me gjithsej 10.924 kilogramë heroinë, e cila është konfiskuar.
Kjo nuk është hera e para që në Kroaci kapen sasi droge.
Më 16 dhjetor në Kroaci në një autobus me targa shqiptare u kapen 5.4 kg heroine dhe 5.6 kg kokaine, ndërsa në 10 janar u sekuestruan 11 kg heroinë në një makinë shqiptare. Ndërkohë, më 12 janar në një tjetër makinë me targa shqiptare u sekuestruan 11 kg heroinë.