Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin.

Gjatë fjalës së tij, Scholz tha se për herë të parë në Shqipëri do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Samiti do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari gjerman ndër të tjera tha se qeveria e tij është e angazhuar që të mbetet një partner i ngushtë i rrugës së Shqipërisë drejt BE.

“Jam i gëzuar që mirëpres kryeminsitrin Rama, ballkani Perëndimor dhe integrimit i tij në BE janë shumë të rëndësishme për mua.

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshmë të procest të Berlinit.

Përgatitjet për këtë kanë filluar. Më 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria merr përsipër si anëtar jo i përhershëm në OKB vendime të mëdha. Marrëdhëniet bilaterale mes Gjermanisë dhe Shqipërië janë të mrekullushme.

Qeveria e drejtuar nga unë është e angazhuar që të mbetet një partner i ngushtë i rrugës së Shqipërisë drejt BE” tha Scholz ndër të tjera.