Për disa ditë me radhë, ishulli grek Santorini vijon të mos gjejë “qetësi” nga tërmetet, që e kanë lëkundur tokën herë pas here.
Ditën e sotme ishulli është ‘goditur’ sërish nga një tërmet i fortë, i cili kishte një magnitudë prej 5.1 të shkallës Rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi para orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Po ashtu bëhet me dije se lëkundjet e tërmetit janë ndier veçanërisht edhe në Atikë. Më herët në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter.