Sali Berisha deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij.

“Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha.

Më tej, ai shtoi se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Prokurorinë e Posaçme e quajti të kapur nga Rama. “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama është i përfshirë në afera të shumta korruptive.

Berisha analizoi edhe komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë një interviste për mediat, dhënë gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë.

Berisha tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme sipas tij.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, u shpreh Berisha.