Sali Berisha sulmoi ashpër SPAK-un dhe kreun e tij Altin Dumani, të cilin e quajti “kryekriminel i krimeve lektorale.”
Pas daljes nga godina e SPAK-ut ai tha se prokurorët e SPAK-ut flejnë mbi dosjet e krimit ndërkohë që ëshë kthyer në xjelat të fjalës së lirë dhe persekutimit të kundërshtarëve politikë tëe kryeminstrit Rama.
Berisha tha se nuk ka sulmuar kurrë asnjë punonjës të ligjit që zbaton ligjin me korrektësi po vetëm ata që abuzojnë me të.
“Siç e dini organizata kriminale e SKAP-it të partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi. Jo se prish provat, jo se kanë ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësen dhe prokurorët.
Këtu arrijmë në një pikë dramatike kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, janë bërë xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha, po, ka sulmuar e do t’i sulmojë të gjithë ata që bashëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm që bëjnë ligjin.
Berisha do faktojë që sot sesi Altin Dumani fle mbi dosje krimi. Do faktoj sesi këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratatat e tyre deklarojnë si Dumani, se e kanë blerë me 380 euro metrin katror apartamentin ndërsa ekpertët e tij i detyrojnë të vlerësjnë me 520 metrin katror ndërtimet e viteve 70.
Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektoral”, tha Berisha.
“Unë gjeta McGonigal që po i bënte kurs Dumanit. Dhe ai i thoshte në këtë mënyrë duhet të veprosh. Gjeta Lali vjedhësin që po rrihej me kolegët. Thërrisni Ajolën, por jo Lindën. Gjeta Ulusiun, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuiton. Pasi Ulusiu pasi ka marrë një sasi parash kërkon një çantë të shtrenjtë. Aty i gjeta këto.
Unë gjeta raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit që kishin arritur aty. Do të jap dokumente se këta janë një organizatë kriminale”, vijoi Berisha.
Më tej, Berisha u shpreh se nga dita në ditë do të vijojë me denoncimet e tij për SPAK, duke cilësuar sipas tij disa të dhëna që i ka siguruar nga jashtë sipas të cilave, Taulant Balla i ka shërbyer një grupi kriminal në Elbasan për të goditur rivalët, në këmbim të votave.
“Të paktën Dumani dhe një grup i tij funksionojnë si një organizatë kriminale. Më 10.02.2020 target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonin e tij AM580 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender apo favore përveç atyre që kishin rënë dakord.
Ky mesazh iu çua Taos dhe i lanë afat deri në dhjetor. Taos i kërkuan arrestimin e kundërshtarëve. Taos i kërkoi garanci për votën nëse i burgosin ata që kërkonin ata. Dhe përgjigja ishte që ata e garantonin. Pastaj Tao tha që do të shkojnë në burg këtë vit. Taulant Balla është një kriminel. Kjo është një nga të dhënat që ka në dosje. Më 25 mars 2021 u arrestuan sipas këtij premtimi Capajt me kërkesë të Çelajt.
Më pas Tao tha ata do të shkojnë në burg. Dhe kështu Tao doli kampion i votave. Tao përcakton tenderë, vendimet e gjykatave dhe merr përsipër me listë arrestimin dhe në kundërpërgjigje merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme për SPAK.
Kjo është një organizatë që për të gjitha këto, Tao shëtit nga një vend në një vend dhe ky është një aspekt pasi ka shumë të tjera të rënda. Unë jam zotuar se do ta faktoj se përse Dumani është kreu i një organizate kriminale. Ai i ka këto gjëra prej shumë kohësh”, deklaroi Berisha.