Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji.
Deputeti demokrat prej muajit shtator po qëndron në burgun e Fierit, pasi gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rrëmë në lidhje me dosjen “Babalja”.
Berisha është shoqëruar në ambientet e burgut nga Flamur Noka.