As nuk kishte dyshim që rikthimi i Sali Berishës në Kuvend nuk do të sjellë gjë të re. Vetëm fjalimet hipokrite në mbrojtje të të varfërve, ndërkohë që familja e tij ka në pronësi të paktën 19 kulla nga ku ka përfituar mbi 15 milionë euro. Kjo sipas akuzës zyrtare.
Kuzhina e propagandës së Berishës thekson se doktori ka kërkuar:
Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë
Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve
Berisha pritet që këtë të martë të rikthehert në Kuvend, pas 11 muajsh mungesë, që prej vendosjes së masës së sigurisë nga SPAK.
Kujtojmë se pak ditë më parë ishte GJKKO që i dha lirin ish-kryeministrit, duke e liruar nga masa e arrestit të shtëpisë.