Në Tajlandë, një restorant ka vendosur të thyejë çdo rregull tradicional të marketingut dhe të ofrojë zbritje sipas… peshës! Sa më pak kilogramë të kesh, aq më shumë kursen në faturën për ushqim.
Sipas politikës së restorantit, klientët që janë pak mbi peshë marrin një ulje simbolike prej 5%. Ata që janë të dobët përfitojnë 15% ulje, ndërsa ata që janë “nën-nën mesataren” – shpërblehen me 20% zbritje. Por nëse je jashtë çdo standardi të këtij restoranti? Epo, për fat të keq, çmimi i plotë të pret.
Kjo mënyrë e veçantë për të tërhequr klientë ka ndezur menjëherë polemika në rrjet. Ndërsa disa e konsiderojnë një fushatë kreative dhe të guximshme marketingu, të tjerë e shohin si një formë të re “body shaming”-u që nxit presion për trupin perfekt.