Prej muajsh lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se aktorja Rudina Dembacaj nuk lejon ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, që të takojë vajzën e tyre, Viktorian.
Këto thashetheme dolën në qarkullim pas disa statuseve nga vetë Varfaj i cili thoshte se kishte prej një viti që nuk e kishte takuar vajzën.
Mirëpo, këto akuza u hodhën poshtë nga aktorja duke lënë të kuptohet se e gjithë kjo skenë nga ish-bashkëshorti i saj bëhet vetëm që ai të marrë vëmendje.
Ndërkohë, së fundmi “ALBEu.com”, bën me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.
Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.