Radio Televizioni Publik Shqiptar, institucioni që duhej të ishte pasqyra më e besueshme e shoqërisë shqiptare, sot ndodhet në krizën më të thellë të tij. Zgjidhja e Këshillit Drejtues me konsensus në Parlament pak muaj më parë, dhe më pas zgjedhja e drejtoreshës së përgjithshme, Eni Vasili me konsensus nga ky këshill, u prezantua si garanci stabiliteti. Në fakt, jo vetëm që nuk solli menaxhim më të mirë, por thelloi edhe më shumë problematikat që e kanë shoqëruar prej vitesh këtë institucion, duke mos sjellë për publikun asgjë të re, por duke i rritur dhe taksën e pagesës për mosasgjënë.

E ardhur në këtë post me premtime të mëdha, zonja drejtoreshë, “Vasiliqia” nuk arriti të japë asnjë vizion e as rezultate konkrete. Arroganca e saj, që nuk buron nga ndonjë forcë menaxheriale por nga paaftësia, ka thelluar edhe më shumë krizën financiare dhe institucionale të RTSH-së. Në vend që të ndërmarrë hapa seriozë, ajo ka zgjedhur të ngujohet në zyrën e saj duke mos pranuar asnjë lloj komunikimi me vartësit dhe punonjësit e këtij institucioni, më keq akoma ka filluar dhe ti kërcënojë me mesazhe.

Dikush duhet ta këshillojë këtë arrogante të paaftë se nuk është në pronat e babait apo të burrit, por në një institucion publik, ku duhet të japë dhe llogari. Prej kohësh një pjesë e mirë e punonjësve qofshin këta të jashtëm apo të brendshëm nuk janë paguar prej muajsh për punën e bërë. Ndërsa zonja drejtoreshë nuk denjon as ti presë në zyrë, por zgjedhë të reagoje në ndonjë të ashtuquajtur media online me pronarë miqtë e saj që më shumë njihen për gjobëvënie sesa prodhim të ndonjë lajmi.

1200 630 41e260b94c962ce0b5ed32ee445b4f85 300x158 1

Shpjegimi i saj i përsëritur se buxheti ishte harxhuar nga paraardhësit e saj,  pa bërë asnjë denoncim në organet kompetente, është tregues i mungesës së përgjegjësisë të një drejtuese të paaftë.

Situata u bë edhe më absurde po ashtu dhe qesharake me rastin e EBU-së (European Broadcasting Union). Në një dalje publike, “Vasiliqia” tronditi mbarë opinionin publik duke njoftuar rrezikun e humbjes së anëtarësisë për shkak të një borxhi prej 170 mijë eurosh. Sikur ky të ishte problemi më i madh i këtij institucioni.

Ndërkohë që pak ditë më vonë, po këto port(ha)le pasi u shpërblyen  nga zonjëza drejtoreshë me ndonjë emërim të rëndësishëm apo projekt të majmë,  na e shitën si sukses faktin që borxhi u shlye. A thua se Vasili-qia shiti ndonjë nga vilat e saja personale dhe shleu detyrimin e RTSH-së,  dhe jo nga buxheti prej 28 milionë euro i RTSH-se.

Për të mos folur pastaj për programacionin skandaloz që ka ofruar për këtë sezon.

Prurjet e reja nga zonja drejtoreshë për një imazh të ri të RTSH-se nuk janë gjë tjetër vecse ca femra të botoksuara që hargalisen nëpër studio si të ishin në ndonjë showroom mode. Për përmbajtjen e këtyre emisioneve është më mirë të mos flasim. Ushtarja e zonjës Vasiliqi, drejtoresha e programacionit, Anduena Manushi, një anadollake në këtë fushë që për eksperiencë televizive që ka punuar,  ka thjesht mbushjen e skaletateve me oraret e e transmetimit të emisioneve, është kujdesur për të vlersuar përmbajtjen e këtyre emisioneve. Dhe rezultati është ajo cfarë kanë parë ata pak shikues që i kanë mbetur RTSH-së javën që lamë pas.

Emisioni i mëngjesi ku vec kakofonisë së dy drejtuesve, ku nuk i linin radhë njëri-tjetrit, se të ftuarve jo e jo, për mos folur pastaj për brendinë që ishte një skandal më vete.

IMG 20250929 WA0003 1

Kështu vijoi dhe emisioni i drekës, nën drejtimin e Fjodora Fjorës pa asnjë boshtë kryesor, po kap c’të dal para, për t’u ripërsëritur në emisionin e pasdites të njëjtat tema.

IMG 20250929 WA0002

Qershia mbi tortë ishte emisioni i darkës me një tjetër prezantuese nga ato të botoksuarat, por që na u mbajt surprizë deri në daljen e saj. Një emision ky për të bërë qokat e zonjës Vasili-qi, ku antari i Këshillit Drejtues, i kudogjendur si këshilltar edhe në institucione të tjera, Lorenc Vangjeli, në konflikt të pastër interesi, firmos për vete, 35 milion lekë për të bërë muabet në studio me të vetëndierën znj. Alba Alishani, mikeshë e mikut të drejtoreshës dhe kjo, këshilltari i drejtoreshës, Arion Sulo dhe për ta sjellë bisedën sa më poetike nuk mungonte as Prec Zogaj, i cili ha bukë me të gjithë drejtorët e RTSH-së

IMG 20250929 WA0004IMG 20250929 WA0006IMG 20250929 WA0005IMG 20250929 WA0007

Për ti përmbledhur me një fjalë, emisione pa asnjë vlerë edukuese, pa asnjë lloj interesi për publikun, duke dëshmuar edhe njëherë  mungesën e vizionit editorial.

Kështu Vasiliq-ia jo vetëm që nuk solli ndonjë ide apo vizion të qartë për të menaxhuar këtë institucion publik, por perfeksionoi edhe më shumë mënyrën se si mund të vidhen sa më shumë, 28 milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë.

Për më tepër, ku për çdo muaj shpallet një “thirrje publike për rikonceptimin e identitetit të RTSH-së”, sikur identiteti i një televizioni publik mund të ndërtohet me shpallje tenderësh dhe me një grusht individësh pa përvojë në menaxhimin e medias.

IMG 20250929 212417 1

Po le të bëjmë një krahësim me praktikat europiane

Në vendet europiane, televizioni publik nuk është pronë e një drejtori, apo e një grupi politik që vendos në prapaskenë. Ai është institucion i qytetarit, me llogaridhënie të plotë dhe me standarde të qarta. BBC në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, menaxhohet nga një bord i pavarur që raporton drejtpërdrejt te publiku, dhe çdo paund i shpenzuar justifikohet para taksapaguesve. RAI në Itali ka bord pluralist, por çdo vendim strategjik është i detyruar të kalojë në transparencë dhe të matet me interesin publik. ZDF në Gjermani, një nga televizonet më të suksesshme publike, funksionon mbi bazën e një modeli bashkëpunimi me shoqërinë civile, sindikatat dhe organizatat sociale, duke e bërë të pamundur kapjen e tij nga një individ apo grup i vetëm.

Ndërsa në Shqipëri, RTSH shpall konkurs për “rikonceptim identiteti” sikur fjala identitet të ishte një poster publicitar, jo një proces i thellë editorial, kulturor dhe shoqëror. Në vend që të prodhojë programe që reflektojnë jetën e shqiptarëve, problematikat, kulturën, trashëgiminë dhe sfidat e kohës, RTSH shndërrohet në arenë eksperimentesh të dështuara.

RTSH nuk ka nevojë për fasadë të re, por për një rikthim tek parimet themelore të medias publike: transparencë financiare, pavarësi editoriale, llogaridhënie para publikut dhe krijim përmbajtjeje me vlerë shoqërore. Vetëm atëherë mund të flasim për një identitet të ri, ndryshe çdo përpjekje mbetet një mashtrim i shtrenjtë mbi një institucion që po humb besueshmërinë çdo ditë./kohajuaj