Redaksia e RTSH-së  ka hequr lajmin mashtrues rreth një takimi të së ngarkuarës me punë të SHBA-së  në Tiranë, VanHorn me gjyqtarin Bani, por thellon më tej skandalin.

Pas publikimit të lajmit në gazetën Tema, një gazetar i redaksisë së RTSH-së ka reguar në përgjigje të gazetës Tema,  se lajmi u botua pa u verifikuar, pasi dikush ia përcolli në telefon gazetarit. Ky I fundit  nuk ka saktësuar se nga kush u manipulua, por redaksia hoqi lajmin.

Ky është një tjetër skandal për median publike, duke vërtetuar edhe njëherë se në këtë institucion punojnë njerëz të paaftë, duke mos patur përgjegjësinë se c’farë lajmesh publikojnë.

Justifikimi I gazetarit është skandaloz, përcollën një lajm që një I panjohur u dha me telefon dhe nuk morën mundimin që këtë lajm ta verifikonin në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

RTSH po kalon një periudhë kaosi dhe keqpërdorimi politik për shkak të mungesës së drejtuesve të saj dhe punësimit të gazetarëve partiakë. Përvec Drejtoreshës së Informacionit e emëruar jashtë cdo kriteri profesional , dhe që është paguar për gati një vit në këtë pozicion , pa  një miratim nga ana e Këshillit Drejtues, së fundi kjo zonjë ka emëruar pak ditë më parë, si kryetedaktor të  lajmeve një tjetër të paaftë,  Kreshnik Mersinallari, I cili sipas  CV-së së  tij, rezulton të ketë  punuar vetëm tek  gazetat “RD” dhe “55”, të njohura si organe të PD-së