Nga Vjosa Limani-

Historia thonë se përsëritet, kështu ndodh edhe me udhëheqësit tanë.

Shqiptarët, ky popull kaq trim dhe liridashës i kanë kënduar dhe vazhdojnë ti këndojë ndër vite me të njëjtin pasion të gjithë udhëheqësve tanë, komunist qofshin, demokrat a socialit.

Mjaftojnë t’iu kujtojmë Golikun e Grupit të Bëncës që i ka kënduar diktatorit komunist, Enver Hoxha, Sali Berishës , Fatos Nanos e Edi Ramës, sa për Lul Bashën nuk jam e sigurt.

Përvec se në fushata, fiksimin për tu kënduar udhëheqsve , shqiptarët e kanë kur u ndërtohet ndonjë rrugë, ku si gjithmon të parët që shkelin në atë rrugë nuk janë shoferët me automjetet e tyre, por valltarët me këmbët e tyre.

Zakonisht këto gjëra ndodhin vetëm në Shqipëri. Kjo jo për shkak të klimës, gjeografisë, por për shkak të një tradite të pashkruar, servilizimit!

Ku më të vegjëlit se kryeministri në raste të tilla pregatisin pritjen me shfaqe amatore për t’i rënë në sy më të madhit.

Çdo metër katror i asfaltuar duhet me patjetër të shoqërohet me daulle, valle pse jo dhe një copë bukë e krip, për të vijuar më pas me gotën e verës diku në ndonjë resort lluksoz.

Kjo ndodhi edhe sot me inagurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloc.

Kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga zëvendësja e tij, znj. Balluku shkelën të parët asfaltin e zi, duke u munduar ti jepnin ngjyra me batutat e tyre. Edhe pse i veshur me të zeza lartmadhëria e tij shkëlqente mes të pranishmëve të veshur me kostume popullore. Nuk mungonin as fëmijët e vegjël që kryeministri i puthte në ballë. Me siguri duhet ta kenë puthur dhe të dikur kur ishte fëmijë.

Dhe siç e do zakoni, kur kryeministri shkon në të tilla evenimente, nuk e pret vetëm vallja e kënga por edhe sofra, e cila në këtë rast qe shtruar me një kulac dhe një grusht kripë.

Kështu që dhe kryeministri së bashku me zëvendësen e tij, për tu dukur sa më popullor  e ngjyen në kripë një copë kafshatë nga kula i.

E sigurtë është që kulaçi dhe kripa do të mbetet propaganda e qeverisë që serviret në tryezën e varfërisë së shqiptarëve./kohajuaj