Gjashtëmbëdhjetë miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook , Google dhe llogarive të tjera të mediave sociale, si dhe agjencive qeveritare, u zbuluan në atë që studiuesit e quajnë shkeljen më të madhe të të dhënave të regjistruar ndonjëherë, sipas raportimeve.
Rrjedhja e të dhënave ekspozoi 16 miliardë kredenciale dhe fjalëkalime hyrjeje, duke e detyruar si Google-in t’u thotë miliarda përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, ashtu edhe FBI-në të paralajmërojë amerikanët të mos hapin lidhje të dyshimta në mesazhet SMS, sipas një raporti të publikuar të enjten, më 19 qershor, në Forbes.
Studiuesit e Cybernews që hetuan rrjedhjen gjetën “30 grupe të dhënash të ekspozuara që përmbanin nga dhjetëra milionë deri në mbi 3.5 miliardë të dhëna secila”.
Të gjitha këto grupe të dhënash, përveç njërit, nuk janë raportuar më parë si të ekspozuara, kështu që të dhënat e prekura konsiderohen të gjitha të reja.
“Kjo nuk është vetëm një rrjedhje informacioni – është një plan për shfrytëzim masiv”, thanë studiuesit, pasi këto kredenciale janë “pika e parë” për sulmet phishing dhe marrjen e llogarive.
“Këto nuk janë vetëm shkelje të vjetra që po riciklohen”, paralajmëruan ata, “ky është informacion i freskët dhe i armatosshëm në shkallë të gjerë.”/kohajuaj