Përfaqësuesja e ODIHR, e cila do të vëzhgojë zgjedhjet e 14 majit në vendin tonë, Audrey Glover ka mbajtur një deklaratë për mediat ku sqaroi me detaje monitorimin e BE-së.
Gazetari: Një nga problematikat më të mëdha të zgjedhjeve është përdorimi i burimeve politike të PS për fushatën zgjedhore, duke shkelur edhe KQZ. Ndërkohë që edhe kryeministrit Edi Rama tha shpërblime për pensionistët, a po cenohen standardet e zgjedhjeve?
Glover: Në fakt në një raport që ka nxjerrë misioni i vlerësimit të nevojave është identifikuar kjo fushë si më me rëndësi për t’u vëzhguar. Do i kushtojmë shumë rëndësi.
Glover: Kuptohet që ne jemi duke i parë dhe vëzhguar me shumë kujdes këto zhvillime por ne do na duhet pak kohë për të verifikuar nëse këto përbejnë shkelje dhe sa e rëndë është shkelja.