“Harroi te fliste ministrja për shumë gjëra sot; për rritjen e çmimit te energjisë që nga 2013 për 75% të familjeve, për rritjen e çmimit të transportit publik; për rritjen e paprecedentë të ushqimeve deri në 30%; për rritjen e çmimit të karburantit me 25% e shumë rritje të tjera!”
Pasi paraditen e sotme ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ishte në një sipërmarrje private ku në qendër të takimit me punëtorët kishte rritjen e pagës minimale, lidhur me të ka reaguar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Ja çfarë shkruan znj. Tabaku:
“Sot dita nisi me lajme shokuese dhe humbja e jetës së një roje nate në godinën e medias më të madhe në vend nuk më la të reagoja më parë për një takim që qeveria kish zhvilluar mbi pagën minimale në një biznes prodhimi; që ministrja e quante manifakture (se di pse nuk dinë shtetarët tanë të përdorin shqipen)!
U ndjeva keq kur pashë punonjëset e lodhura, që më shumë ishin duke u çlodhur nga një pushim nga puna sesa nga ajo që po dëgjonin; u ndjeva keq se dëgjoja ministren që i thoshte jeni mirë; ju është rritur paga minimale por ju se dini që jeni mirë!
Po çfarë vlere ka rritja e pagës me urdhër qeverie kur kjo nuk shoqërohet me masa të tjera, e kur kjo nuk vjen nga eficenca në punë, as nga produktiviteti po nga halli i qeverisë se ka zgjedhje!
Harroi te fliste ministrja për shumë gjëra sot; për rritjen e çmimit te energjisë që nga 2013 për 75% të familjeve, për rritjen e çmimit të transportit publik; për rritjen e paprecedentë të ushqimeve deri në 30%; për rritjen e çmimit të karburantit me 25% e shumë rritje të tjera! E të gjitha këto veç prej socialistëve!
Harroi të fliste dhe pse qeveria se ndihmoi sektorin e tyre gjatë pandemisë mgjs drejton eksportet me BE; ashtu si harroi të përmendë që do të rriten sigurimet shoqërore e shëndetësore për të gjitha pagat e tjera!
I vetmi lajm ishte se më në fund qeveria pranoi se shqiptarët po largohen; se sot kriza që po vjen nga emigrimi nuk ka “pagë minimale” që ta zgjidhë!”