Vëllai i Migena Sinani ka treguar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen që tronditi pak ditë më parë Shkozën, ku 37-vjeçarja u vra nga kunati i saj.
Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’, Ariel Kodra tha se motra nuk kishte konflikte me kunatin e saj.
Mes të tjerash ai bëri një deklaratë të fortë mbështetjeje për kunatin e tij, duke e cilësuar si vëlla. Mes të tjerash i riu tha se donte një arsye se pse e kishte vrarë kunati i saj.
“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën.
Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje.
Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora. E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty.
Kunati im punonte taksist prej 7 muajsh vetëm për fëmijët. Motra ime nuk punonte se lindi vajzën. Ka qenë më parë në punë. Motra po mblidhte lekë për të ndërtuar shtëpinë e re dhe do të jetonin sërish bashkë si familje, dmth jo të ndarë.
Njerëzit më të afërt të Erionit ishin në funeral, ai ishte në krahun tim. Deri në momentin kur hëngrëm drekën e motrës time të ndjerë. Derën e shtëpisë time s’ja kam mbyllur kurrë asnjë njeriu.
Unë atij s’i kam thënë që jam në hasmëri, por që e kam vëlla. Si mund t’i mbyll derën vëllait tim!”, tha i vëllai i 37-vjeçares.