Dashnor Kokonozi-
Kam patur fatin që me z. Dhimitër Anagnosti të punoj disa vite në Ministrinë e kulturës. Kur dilnim me shërbime, më tregonte shpesh ngjarje nga jeta e tij si regjisor. Prej tyre po veçoj historinë e një pordhe.
Eshtë fjala për një pordhë që ai pati menduar se mund të plotësonte natyrën e një personazhi në filmin e radhës që po xhironte. Ashtu u bë.
Problemet nisën që kur filmi u vizionua së pari nga drejtoria e Kinostudios. Dyshimet dhe ngurrimet ishin të shumta. Një pordhë në kinema nuk ishte dëgjuar kurrë deri atëherë.
E kthenin filmin, e dëgjonin dhe ridëgjonin, por nuk vendosnin dot.
U la që vendimi të merrej nga shokët e Komitetit Qendror, si më kompetentë që ishin. Ashtu u bë. Atje lart, filmi u pa disa herë, u diskutua por askush nuk firmoste dot për fatin e asaj pordhe.
Së fundi u la që vendimin ta merrnin ata që ishin edhe më sipër, shokët e Byrosë politike, që edhe ata me gjithë përvojën e pasur, kishin vështirësitë e tyre të vendosnin…
Para nja 15 vjetësh shkrova një tregim me këtë subjekt, që u botua në Peizazhe të fjalës. Megjithatë u detyrova ta heq shpejt. Duke qenë i detyruar që poshtë titullit të shkruaj, “tregim”, doli që e merrnion si sajesë timen. Kjo nuk më pëlqente. Historia qe krejt e vërtetë!
Ka disa gjera që nuk di si t’i tregosh !