Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, ka publikuar programin e tij për garën e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.
Ai ka publikuar disa foto nga firmosja e programit në rrjetet sociale dhe përbri ka shkruar edhe një mesazh në të cilin thotë se, ky program është hartuar nga ekspertët më të mirë të çështjeve lokale.
Sipas tij, përkushtimi, ndërshmëria dhe aftësia i diferencon ata nga kundërshtarët në këtë garë.
“Merr jetë programi për Bashkinë e Tiranës, 2023-2027. Një program i hartuar nga ekspertët më të mirë për çështjet lokale, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për kontributin e tyre të paçmuar.
Në ditët në vijim do të trokasim në dyert e çdo familjeje për të shpjeguar nga afër se alternativa jonë është alternativa më e mirë për qytetin.
Përkushtimi, ndershmëria dhe aftësia na diferencon nga kundërshtarët tanë.”, shkruan përbri fotove të programit të tij, kandidati i PD së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.