Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PS kryeson në rang kombëtar.
Analisti Rolanda Bejko në ABC News tha se shpresonte që partitë e vogla të bënin një grup parlamentar në zgjedhje, por nuk ia dolën dot.
Bejko u ndal edhe tek PD, ai tha se Berisha nuk solli gjë tjetër veçse një humbje madhështore.
“Shpresoja që partitë e vogla ta bënin një grup parlamentar në zgjedhje, por siç duket nuk mund ta bëjnë një grup parlamentar.
Për PD nuk jam i mërzitur sepse kemi 3 vjet që themi se me rikthimin e Sali Berishë të vetmen gjë madhështore që do të bënte Berisha ishte humbja madhështore.
U dha demokratëve të Shqipërisë një humbje të madhe. Mund të jemi në kufijtë e një totalitarizmi. Ajo që më shqetëson është polarizim.
Është faji i PD-së, Sali Berisha me këtë humbje madhështore që bëri, humbi besimin e demokratëve. Ky është dëmi që bëri Sali Berisha. Është i merituar padiskutim”, tha Bejko.