Komisioni i Sigurisë që ishte parashikuar të mbahej në ambientet e Kryesisë është zhvendosur online.

Rithemelimi pengoi zhvillimin e mbledhjes, ndërsa u futën brenda në sallën e Kuvendit duke thënë se takimi online është në shkelje të Kushtetutës.

Nga ana tjetër, deputeti Flamur Noka kishte zënë karrigen e kryetarit të komisionit, Nasip Naço.