Kreshnik Hajdari, apo Hajdari i Edi Ramës, siç e përmendin rëndom ndër biseda, është vendosur nga kryerilindasi për të qenë kandidat garues për të dytën herë për postin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Rikandidimi i tij është bërë me propozim absolut nga poshtë të ish faturinos së linjës urbane Berat-Ura Vajgurore-Kuçovë, Pëllumb Salillarit, aktualisht president i kompanisë “Salillari” dhe urdhërim absolut nga lart të Edi Ramës. Pasi shumica e anëtarësisë së socialistëve të Kuçovës e kanë kundërshtuar rikandidimin e tij jo për kapriçio, as për pazar politik, por sepse nuk ka patur kurrfarë suksesi në drejtimin e Bashkisë gjatë mandatit të parë të qenies kryebashkiak. Mandat ky i fituar fal pazarit midis dy të përmendurve të mësipërm pas fshehjes së një dënimi në Greqi të mosdeklaruar nga Hajdari, histori kjo që pritet të zbardhet nga institucionet e hetimit dhe mund të sjellë trazira politike brenda PS-së. Por le ta anashkalojmë këtë temë për të cilën kemi shkruar më parë ( klikoni linkun:https://kohajuaj.com/vendoret-e-14-majit-2023-hajdari-i-rames-si-elvis-rroshi-i-kavajes/), për tu njohur me të dhe të shtrojmë pyetjen: Për çfarë duhet mbajtur mënd Hajdari i Ramës gjatë ushtrimit të mandatit të parë si kryebashkiak i Kuçovës? Përgjigja vjen nga portali in front, sipas të cilit;
– Hajdari i Ramës do të mbahet mënd për tenderin korruptiv për ujësjellin e Lumasit, tender ku Hajdari i fali ish faturinos , sot oligark, Pëllumb Salillari, 4 milion euro.
– Hajdari do të mbahet mend për aferën e tenderit për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, shërbim që prej vitesh i është dhënë privatit. Tender ky i bërë fiktiv dhe paratë nuk janë investuar për qëllimin që janë dhënë. Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.
– Hajdari i Ramës do të mbahet mënd për aferën me fondin e varrezave publike. Në 15 tetor 2021, kryebashkiaku Hajdari ka firmosur shpalljen e fituesit për dhënien me koncension të varrezave të qytetit deri në vitin 2025, shërbime të cilat nuk bëhen kurrë.
Nga dokumentacioni rezulton se janë përjashtuar nga gara të gjitha kompanitë, përveç firmës fituese, që është kompania “Pienvis” e ish deputetit të PS-së Pilo Keri, me ofertë 13 983 628,00 lekë, ndërsa fondi limit ishte 14 527 520,00 lekë. Pilo Këri është krushku i Pëllumb Salillarit.