Supermodelja Emily Ratajkowski flet për një ndarje të dhimbshme nga ish-bashkëshorti.

Modelja  u shfaq në episodin e fundit të podcast-it të Dear Media’s Going Mental With Eileen Kelly dhe detajoi se çfarë e çoi në vendimin e saj për t’i dhënë fund martesës së saj me Sebastian Bear-McClard.

Dyshja, të cilët u martuan në vitin 2018 dhe i dhanë fund në shtator 2022, kanë një djalë 2-vjeçar, Sylvester.

“Nuk pata guximin të largohesha për një kohë të gjatë. Unë isha vërtet shumë e palumtur,” tha Ratajkowski.

“Sapo kisha lindur një fëmijë. U dobësova shumë sepse nuk isha mirë.” Para se të linte martesën e saj, Ratajkowski rrëfeu se “provoi gjithçka tjetër” për të kuruar pakënaqësinë e saj.

“Unë u përpoqa të merrja ilace kundër depresionit. Isha e sigurt se diçka nuk shkonte me mua,” u shpreh modelja. “Unë mendoj se shumë nga ajo që mësova nga ajo marrëdhënie është t’i besosh instinkteve të tua.”

Ndërsa Emily nuk do të komentonte thashethemet se tradhtia luajti një rol në ndarjen e saj, ajo reagoi ndaj fansave të dekurajuar nga ideja se edhe ajo, një modele e suksesshme, mund të tradhëtohej.

“Burrat janë plehra, zonja,” tha ajo. “Nuk ka rëndësi kush je apo sa perfekt je”. Sa i përket këshillave që  do t’u ofronte grave që duan të largohen nga një lidhje, Ratajkowski vuri në dukje se ato kanë të ngjarë të “tronditen se sa më e lehtë është jeta” sapo të bëjnë hapin.