Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë të PD, ku detyra e kreut të grupit iu delegua Flutura Açkës, vendimi është kundërshtuar nga Gazment Bardhi.
Ky i fundit ka përplasur duart mbi tavolinë, ndërsa Nikolla e ka paralajmëruar për sjelljen se do ta nxjerrë jashtë Kuvendit.
Pjesë nga debati:
Lindita Nikolla: Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë.
Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp.
Gazment Bardhi: Pse thërret Ermonela Felaj në zyrë, do vendosni për kryetarin e Grupit të PD.
Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?
Lindita Nikolla: Qetësohu, se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty!
Gazment Bardhi: Patjetër që do më marrësh leje mua, as Ermonela.
Lindita Nikolla: Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim. E thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit.