Forcat e policisë në Pukë kanë rrethuar një banesë në nje fshat, në Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

Brenda në banesë ndodhet një person i kërkuar, raporton Anila Hoxha, ndërsa forcat RENEA janë nisur nga Tiranë në drejtim të Pukës.

Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Nuk dihet ende emri i të kërkuarit, por sipas burimeve është subjekt i antiterrorit.