Kreu i Grupit Parlamentar të PS Blendi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Çuçi deklaroi se fakti që opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve është një lajm i mirë.

“Ishte ndjesi e mirë dhe lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në konferencën e kryetarëve. U duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin ku e lamë në tetor të kaluar. Po prisnim prej më shumë se 4 muajsh të rregullojnë objektet e komisioneve hetimore.

Lamë një grup të përbashkët që të merren me rregullimin e objekteve. Frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një fryme një jete të re parlamentare. Zgjodhën të ikin  nga organet e parlamentit dhe bënë atë aksion ku besoj janë të bindur që nuk i çonte asgjëkund, tani do të rikthehen.

Reforma Zgjedhore ka një komision që funksionon. Do shohim produktin e këtij komisioni. Sot po punojmë me ekspertë të ODIHR. Do shohim produktet e komisionin bipartizan.

Komisioni bipartizna funksionin. Nuk do të ketë nënkomision për çështjet zgjedhore. Ne kemi ngritur një komision ja kemi dhënë krahun e nevojshëm do të përfundoj mandatin me një produkt që është duke u përpunuar. Aty janë të përfaqësuar të gjithë palët opozitare.

Do ti nënshtrohet procedurave parlamentare në Kuvend. Jemi dakord do bëjmë diçka hajt ta bëjmë.

Produkti i komisionit të Reformës Zgjedhore do të diskutohet në parlament. Ne i qëndrojmë idesë që Shqipëri ka një kod zgjedhor funksional. Duroni deri nesër të dalim me objektin e korrigjuar për ngritjen e komisionit hetimor”,- tha Çuçi.