Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka theksuar sot se Reforma në drejtësi duhet të forcohet dhe mbështetet nga të gjithë komponentët e shtetit.

Në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin me rastin e Ditës së Drejtësisë, Gonzato është shprehur se reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.

Ndër të tjera, Gonzato u shpreh se reformat për të parandaluar korrupsionin dhe të drejtat e pronës janë shumë të rëndësishme. Sipas tij, të gjitha këto asete duhet të jene në konsoliduar për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Me këtë reformë është bërë shumë, por sigurisht ka akoma për të bërë. BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do vijoj të punoj më të gjithë institucionet e drejtësisë”, theksoi ai gjatë fjalës së tij.

Gonzato: Është kërkuar shumë kurajo për të qenë  krenar për punë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet të forcohet dhe të çohet më para për të pasur më shumë rezultate dhe tu shërbejë qytetarëve.

Sistemi i drejtësisë luan një rol të rëndësishëm për këto hapa, dhe gjithashtu përmes vendimeve të drejta, me trajtimin e duhur të gjyqtarëve për të pasur integritet të gjyqësorit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme në këto fusha.

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit dhe qeveria. Reformat për të parandaluar korrupsionin dhe të drejtat e pronës janë shumë të  rëndësishme. Të gjitha këto asete duhet të jene në konsoliduar për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Gjithashtu duhet të punoht në infrastrukturën e duhur me burimet njerëzore dhe liderishipin e duhur për të pasur transparencë. Me këtë reformë është bërë shumë, por sigurisht ka akoma për të bërë.

Do të doja t’ju falënderoja për punën e bërë. Sot takimi i Këshillit është një provë për këtë dedikim ndaj punës. BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do vijoj të punoj më të gjithë institucionet e drejtësisë.